Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane
Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs, Tübingen, Prof. Hermann Ölberg, Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz, ...
| dc.contributor.author | Kadzadej, Brikena | |
| dc.contributor.author | Omari, Anila | |
| dc.contributor.author | Kore, Mimoza | |
| dc.contributor.author | Sadikaj, Sonila | |
| dc.date.accessioned | 2026-03-17T14:51:06Z | |
| dc.date.available | 2026-03-17T14:51:06Z | |
| dc.date.issued | 2026 | |
| dc.identifier.uri | https://oapen-dev.siscern.org/handle/20.500.12657/109126 | |
| dc.language | Albanian | |
| dc.relation.ispartofseries | Albanische Universitätsstudien | |
| dc.subject.classification | thema EDItEUR::C Language and Linguistics | |
| dc.subject.classification | thema EDItEUR::C Language and Linguistics::CF Linguistics::CFF Historical and comparative linguistics | |
| dc.subject.other | Eqrem Çabej | |
| dc.subject.other | Albanologie | |
| dc.subject.other | Historische Linguistik | |
| dc.subject.other | Briefwechsel | |
| dc.subject.other | Wissenschaftsgeschichte | |
| dc.subject.other | Archivforschung | |
| dc.subject.other | Editionswissenschaft | |
| dc.subject.other | Albanien 20. Jahrhundert | |
| dc.subject.other | Sprachkontakt | |
| dc.subject.other | Zensur und Wissenschaft | |
| dc.title | Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane | |
| dc.title.alternative | Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs, Tübingen, Prof. Hermann Ölberg, Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz, ... | |
| dc.type | book | |
| oapen.abstract.otherlanguage | Kjo monografi shkencore me qasje të hapur (Open Access), i kushtohet Profesor Eqrem Çabejt, figurës themelore të Albanologjisë të shekullit XX dhe rolit të tij në kontekstin e gjuhësisë europiane dhe indoeuropiane. Vepra paraqet për herë të parë një korpus të rëndësishëm materialesh autentike të pabotuara: Letërkëmbimin e Çabejt me tri personalitete të shquara të gjuhësisë europiane, Gerhard Rohlfs (Tübingen), Hermann Ölberg (Innsbruck) dhe Maximilian Lambertz (Leipzig). Një element me vlerë të veçantë është fakti se letrat e profesor Çabejt nuk janë ruajtur, pasi ai i shtypte me makinë shkrimi pa mbajtur kopje. Si rrjedhojë, janë ruajtur vetëm letrat e kolegëve të tij europianë, të cilat përfaqësojnë sot një burim unik për studimin e dialogut shkencor dhe të rrjeteve akademike të shekullit XX. Ky arkiv është ruajtur me përkushtim nga e bija znj. Brikena Çabej dhe po botohet për herë të parë i përkthyer në shqip. Letrat dëshmojnë vlerësimin e lartë ndërkombëtar për Çabejn. Hermann Ölberg e cilëson atë si autoritet qendror të fushës, duke shkruar: "Çdo kërkim albanologjik duhet, në fund të fundit, të nisë nga ju." Ky vlerësim nënvizon rolin e Çabejt si pikë referimi në studimet albanologjike dhe si urë lidhëse mes shkollës shqiptare dhe traditës europiane të gjuhësisë. Monografia ofron kështu jo vetëm një dokumentim historik, por edhe një dëshmi të rëndësisë shkencore dhe morale të Eqrem Çabejt në historinë e gjuhësisë europiane. | |
| oapen.identifier.doi | 10.3278/9783763979592 | |
| oapen.relation.isPublishedBy | f7856a72-559a-4348-85fb-31ae0749f099 | |
| oapen.relation.isbn | 9783763979592 | |
| oapen.series.number | 5 | |
| oapen.pages | 330 | |
| oapen.place.publication | Bielefeld |

